Dragusha largohet nga Drita

27 maj 2022 | 23:04

Drita FC ka njoftuar se Alban Dragusha nuk do të jetë më pjesë e klubit. Klubi gjilanas këtë e bëri të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare.

Klubi i Dritës e ka falënderuar Dragushën për kontributin e dhënë si ndihmës trajner. Alban Dragusha punën e ndihmës trajnerit e kreu për tri sezone radhazi.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Faleminderit, Alban Dragusha

Ndeshja e finales së Kupës ishte ndeshja e fundit në cilësinë e ndihmës trajnerit të FC DRITA për Alban Dragushën.

Për me shumë se tri vite Albani kreu detyrën e ndihmës trajnerit, duke dhënë kontribut profesional në drejtimin e klubit.

FC DRITA i dëshiron suksese kudo që Dragusha vazhdon karrierën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komedia “Martesa me letra” e aktorit shqiptar të humorit Kreshnik…