Dramë edhe jashtë BBVA3, ish-burri i Ledjonës kërcënohet me jetë pasi u bë pjesë e Prime-it

22 janar 2024 | 23:27

Jorgen Xoxi, ish-bashkëshorti i Ledjonës, në një lidhje live për “Shqipëria Live” tha se ka marrë mesazh kërcënuese pas komentit të tij për banoren e Big Brother Vip.

I njëjti pretendon se për këto kërcënime ka dhe fakte.

Po, kam marrë kërcënime të ndryshme, i kam të gjitha në telefon, nga njerëz të panjohur. Mesazhe nga më të ndryshmet, ‘do vijmë të të vrasim’, ‘do të lemë sakat’. Unë nuk jam këtu për t’i prishur punë Ledjonës, ajo ishallah e fiton Big Brother”, tha Xoxi.

Po ashtu ai deklaroi se Ledjona e ka dërguar vajzën e tyre në Korçë, por ajo viziton vetëm gjyshërit, pasi sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër.
Jorgeni pranoi se i ka kërkuar falje vajzës së tij pas komentin, pasi ajo e kishte telefonuar për ta pyetur përse e kishte shkruar.

Ai deklaroi se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim dhe se kurrë nuk ka ushtruar dhunë ndaj Ledjonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar të hënën se…