Drejtori i ATK-së, vizitë zyrtare në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë

23 gusht 2018 | 11:25

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, së bashku me bashkëpunëtorë, ka filluar takimin dyditorë në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedonisë, Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj.

Në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani.

Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale.

Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti.

Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira, të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe sezonin e kaluar u transferua nga Monaco në…