Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, kryetar i ri i Kuvendit të OEK-ut

21 korrik 2022 | 14:06

Oda Ekonomike e Kosovës ka përfunduar procesin zgjedhor, ku Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të OEK-ut, ndërsa kryetar i OEK-ut është zgjedhur Lulzim Rafuna, Këshilli i ri Drejtues, përkatësisht organet e reja drejtuese të këtij institucioni.

“Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent zgjedhor, proces në të cilin morën pjesë përfaqësues të anëtarëve të OEK-ut nga shoqatat sektoriale dhe njësitë rajonale, Kuvendi Konstituiv i Odës Ekonomike të Kosovës zgjodhi strukturat drejtuese, përkatësisht organet qeverisëse të Odës Ekonomike të Kosovës. Nën udhëheqjen e organeve të reja drejtuese, jemi të nderuar të punojmë drejt përforcimit të sektorit privat”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.

Ndryshe mandati i organeve drejtuese në mandatin e ri katër vjeçar duke filluar nga data 14 Korrik 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua…