Drejtori i GIZ-it vlerëson punën që po bëhet në KEK

14 gusht 2018 | 14:23

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka pritur në takim drejtorin e Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, David Oberhuber.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për t’u njohur nga afër me mundësitë që ofron KEK-u me Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Drejtori i KEK-ut ka falënderuar Oberhuberin për gatishmërinë që kanë treguar për ta vizituar KEK-un dhe Qendrën e Trajnimeve.

Gjithashtu Thaçi ka prezantuar programet me të cilat është e certifikuar kjo qendër.

Fotografia e Njazi Thaqi

“Me lejoni të ju falënderojë në emër të gjithë punëtorëve të KEK-ut për përkrahjen e vazhdueshme që organizata juaj GIZ i jep Kosovës përkrahje të vazhdueshme. E vlerësoj shumë përkushtimin e juaj për zhvillim ekonomik dhe punësim. Kjo është edhe arsyeja që kemi shprehur interesim të takohemi dhe t’ju prezantojmë një plan strategjik të KEK-ut të cilin jemi duke e zhvilluar për të ofruar mundësi të aftësimit profesional”, ka thënë Thaçi.

Më pas Thaçi e ka prezantuar strategjinë për të inkurajuar të rinjtë për të shfrytëzuar mundësinë që ofron KEK-u në Qendrën e Trajnimeve për Aftësim Profesional.

Fotografia e Njazi Thaqi

“Po synojmë të krijojmë disa grupe për të filluar trajnimet teknike ku përfshihen programet e teknologjisë elektrike, Teknologji mekanike, Teknologjia e saldimit e po ashtu trajnimet tjera në programet e teknologjisë informative, menaxhim dhe administrim. Si dhe trajnimet nga lëmia e sigurisë në punë ku përfshihen programet e Sigurisë Industriale dhe Mbrojtje nga Zjarri”, ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Me pas ka shpjeguar edhe për historikun e Qendrës së Trajnimeve dhe projektet e shumta që janë realizuar deri më tani në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore.

Fotografia e Njazi Thaqi

“Objekti i Qendrës së Trajnimeve ka një sipërfaqe të brendshme prej 1572 m2. Është e pajisur me laborator, salla të trajnimeve, punëtori dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Trajner profesional për mbajtje të trajnimeve për pjesën teorike dhe pjesën praktike dhe të cilët janë të certifikuar ndërkombëtarësh. Si dhe të gjitha programet janë të certifikuara me ISO”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Nga ana tjetër, drejtori i GIZ-it, David Oberhuber, është ndarë shumë i kënaqur me pritjen dhe prezantimin e kapaciteteve që ka kjo qendër, si dhe me prezantimin nga inxhinierët profesional dhe trajnuesit e KEK-ut.

Fotografia e Njazi Thaqi

“Ka qenë një vizitë shumë interesante në KEK. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm edhe një mundësi e mirë për kandidatët e interesuar që të ndjekin trajnimet dhe të përfitojnë nga kjo mundësi, në mënyrë që të pajisën me njohuri për këto zanate. Është shumë e rëndësishme që të pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht”, ka potencuar drejtori i GIZ-it, David Oberhuber.

Fotografia e Njazi Thaqi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e Parë e ShBA-së është duke numëruar ditët mbrapsht…