Drejtori i përgjithshëm i policisë viziton veriun

06 shkurt 2019 | 18:25

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale në Veri të Mitrovicës.

Qëllimi i kësaj vizite të drejtorit Qalaj ishte ngritja e performancës dhe integritetit policor në punë, ndërmarrja e masave policore në aspektin reagues dhe parandalues të veprave të ndryshme kriminale.

Drejtori Qalaj ndër të tjera ngriti edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale, si grabitjet, vjedhjet, drogat etj.

Nga stafi udhëheqës i Drejtorisë Rajonale u kërkua që të punohet dhe të angazhohen edhe më shumë, në mënyrë që të krijohet një klimë e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.

Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, kontrabandës si dhe të parandalojë rastet kriminale, andaj kërkohet angazhim nga të gjithë punonjësit pa dallime.

Takimi rezultoi me zotimin për angazhime shtesë drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore karshi qytetarëve të vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në forumin…