Meta kërkon ndaljen e shpopullimit në Ballkanin Perëndimor

06 shkurt 2019 | 18:14

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në forumin prestigjioz ‘Transatlantic Leadership Network”, i cili është  organizuar në Kongresin amerikan.

Në këtë forum, Meta  ka theksuar se duhet të koordinohen ngushtë me partnerët perëndimor për ta ndalur shpopullimin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kënaqësi e veçantë të isha i ftuar në forumin prestigjioz ‘Transatlantic Leadership Network” të organizuar në Kongresin amerikan, ku theksova se në koordinim të ngushtë me partnerët tanë duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndaluar shpopullimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga të rinjtë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u ka thënë aleatëve…