Drejtori i Policisë së Kosovës flet për gjendjen e policëve të infektuar me Covid

27 maj 2020 | 09:14

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se 25 zyrtarë janë infektuar me Covid-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 të tjerë janë në trajtim. Po ashtu, Qalaj ka thënë se numri i përgjithshëm i policëve që janë vetizoluar është 138, ndërsa deri më sot ka qenë 390. “Mund të them se numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë është 25, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 janë në trajtim. 13 policë dhe një është zyrtar civil. Numri i përgjithshëm i personave që janë vetizoluar për momentin është 138, ndërsa kanë qenë 390 deri më sot. Është dashur t’i testojmë zyrtarët policorë, edhe pse testi ka dalë negativ, ata sot janë në vetizolim”, ka thënë Qalaj.

Ai ka treguar se prej 14 personave që janë në trajtim, një prej tyre është zyrtar civil. Sa i përket punës së Policisë së Kosovës, ai ka thënë se është duke vazhduar me orar të rregullt, përveç rajonit të Prizrenit i cili ende punon me orar të zgjatur prej 12 orësh. “Puna vazhdon normalisht. Rajonin e Prizrenit e kemi mbështetur me personal. Kemi problem me transportin e policëve që i dërgojmë në Prizren. Gjatë kohës së pandemisë ka pasur shumë aktivitete policore të ndryshme. Mendoj se edhe policia ka bërë një punë mjaft të mirë. Që nga dje kemi filluar të punojmë me orarin normal tetë orësh, përveç Drejtorisë Rajonale të Prizrenit që do të punojë në orar 12 orësh”, ka bërë me dije ai dhe ka njoftuar se Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës është në terren për ta mbajtur situatën nën kontroll. “Është një numër më i madh i qytetarëve që dalin në rrugë. Policia po përpiqet ta mbajë nën kontroll kufizimin e lëvizjes. Në shumicën e rasteve ne bisedojmë me ta dhe vetëm në raste ekstreme ndërmarrim masa”, ka njoftuar Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja do të mbajë 10 ditë zie kombëtare duke nisur…