Drejtori i RTV ‘Fontana’, i infektuar me Covid-19

07 gusht 2020 | 11:55

Drejtori i Radio Televizionit ‘Fontana’, Zeqir Mehmetaj ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Sipas njoftimit të RTV ‘Fontana’, Zeqir Mehmetaj gjendet në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të dashur shikues, dëgjues, miq dhe qytetarë të Komunës së Istogut dhe të gjithë Republikës se Kosovës. Ditën e enjte më 06.08.2020 kemi marrë lajmin që drejtori i Radio Televizionit ‘Fontana’, Zeqir Mehmetaj ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Ju njoftojmë që Baci Zeqe gjendet në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Faleminderit të gjithëve që po interesoheni duke pyetur për shëndetin e tij. Gjithashtu ju njoftojmë që edhe stafi i RTV-Fontanes është shëndosh e mirë. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur hapat: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale. Baci Zeqe i gjithë stafi të presim të na rikthehesh më i fort se kurrë!”, thuhet në njoftimin e RTV ‘Fontana’.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Artan Muhaxhiri e ka vlerësuar si të dështuar…