Drejtoria e Inspeksionit heq konstruksionet nga Pallati i Rinisë në Prishtinë

08 korrik 2022 | 09:09

Drejtoria e Inspeksionit e komunës së Prishtinës sot në mëngjes ka zhvilluar një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë pallat e që, sipas organeve kompetente, po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të objektit.

Këtë aksion të Drejtorisë së Inspeksionit nga afër e ka vëzhguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pasi largimi i këtyre konstruksioneve ka qenë kërkesë e vetë kryetarit.

“Kemi një intervenim këtu, çlirimin e hapësirave të cilat kanë qenë të uzurpuara. Pallati është i mbrojtur me ligj dhe kemi dashur ta mbrojmë nga këto gjëra që kanë ndodhur që nga paslufta. Po punojmë me përkushtim për ruajtjen e origjinalitetit të objekteve që shpërfaqin memorien kolektive të shumë gjeneratave e që është e domosdoshme të ruhen si trashëgimi kulturore e kryeqytetit”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arma me të cilën u krye sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez…