Drejtoria e Inspeksionit mbylli disa lokale në Mitrovicë

08 shkurt 11:17

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në rajonin e qytetit të Mitrovicës.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00.

Drejtoria e Inspeksionit ka bërë me dije se këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtit nuk e kanë respektuar një gjë të tillë.

“Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej pesë subjekte afariste hoteliere, pas inspektimit u konstatua se nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për veprimtaritë hoteliere. Me këtë rast Inspektorati i Tregut dhe ai Sanitar kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve hoteliere deri në eliminimin e parregullsive”, është thënë në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
John Dingell, kongresisti që ka shërbyer më së gjatë në…