Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

23 qershor 2019 | 15:15

Sot u bën një vit nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani. Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, një basketbollist dhe person i jashtëzakonshëm.

Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, me në krye sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe drejtorin e Përfaqësueseve, Granit Rugova, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule te varri i Sinanit.

Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Ata kanë kujtuar Gazin, si një lojtar, si një njeri i mirë dhe i dashur për të gjithë. Sinani nuk do të harrohet asnjëherë nga adhuruesit e basketbollit. Në nderim të tij, numri 15, është pensionuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bandë shqiptare prej nëntë personash, mes të cilëve edhe…