Drejtuesit e FFK-së vizitojnë Federatën e Futbollit të Maqedonisë

19 prill 2019 | 11:00

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi (kryetar), Bakir Burri (nënkryetari) dhe Eroll Salihu (sekretari i përgjithshëm), kanë qëndruar të enjten për vizitë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku janë pritur nga presidenti i saj, Muamed Sejdini, sekretari gjeneral Filip Popovski dhe zëvendëssekretari gjeneral, Drilon Ganiu.

Drejtuesit e FFK-së në këtë takim uruan Muamed Sejdinin për zgjedhjen në postin e presidentit të FFM-së, ndërsa krerët e dy federatave në takim shkëmbyen përvoja në lidhje me organizimin e garave dhe ndeshjeve, investimit në infrastrukturë, si dhe shfrytëzuan këtë takim për ta dëshmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes vete.

Sipas njoftimit të FFK-së, të dy drejtuesit e federatave janë pajtuar që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi për zhvillimin e futbollit.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa punonjës kanë gjetur të ‘varrosura’ në tokë 550 monedha…