Drejtuesit e KOK-ut presin në takim drejtuesit e Federatës së Çiklizmit

20 mars 2023 | 14:50

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, me kryetar Avni Nuha.

Sipas njoftimit të KOK-ut palët kanë biseduar për vazhdim të bashkëpunimit, me theks të veçantë garat ndërkombëtare, si Lojërat Evropiane “Krakovia 2023”, EYOF “Maribor 2023”, në të cilat pritet të përfaqësohen edhe çiklistët.

Kryetari Nuha, që shoqërohej nga anëtarja e BE të FÇK-së, Shqipe Miftari e Ramiz Smajli, kryetar i klubit Vjosa, përgëzuan presidentin Krasniqi për zyrat e reja dhe e falënderuan presidentin Krasniqi për gatishmërinë për bashkëpunim në të mirë të avancimit të çiklizmit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se opozita duhet të…