Drejtuesit e sindikatës së policisë vizitojnë policët e plagosur në Skenderaj

04 korrik 2022 | 16:14

Të shtëna me armë zjarri pati dy ditë më parë në Skenderaj, ku si pasojë të plagosur mbetën dy zyrtarë policorë.

I dyshuar në këtë rast është ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe disa familjarë të tij.

Kurse të hënën, drejtuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar dy zyrtarët policorë për të kuptuar nga afër gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore.

Nga kjo sindikatë është thënë se gjendja shëndetësore e dy policëve është stabile.

“Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment”, ka njoftuar kjo sindikatë.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, si dhe çdo sulm ndaj Policisë, e konsideron si sulm ndaj shtetit.

Ndryshe të martën është kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut.

Ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicës për ndalim ndaj tij dhe kërkesës së paraburgimit ndaj të dyshuarve të tjerë që ishin të përfshirë në sulmin ndaj policëve në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën Projektligjin për Edukimin…