Drejtuesit e Vetëvendosjes bëjnë homazhe në Reçak

15 janar 2019 | 11:54

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe për 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, në të cilën janë vrarë 45 civilë e 11 ushtarë të UÇK-së.

Qindra aktivistë të LV-së, anëtarë kryesie e deputetë, të kryesuar nga kryetari Albin Kurti në mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe të Kompleksi Memorial në Reçak.

“Vrasjet në agimin e ftohtë të 15 janarit, përçmimi i trupave të të vrarëve dhe mohimi i masakrës nga forcat militare dhe shteti serb i tejkaluan kufijtë e plagëve të kombit tonë dhe u bënë për botën tmerri i takimit me një shteti që dëshiron një botë pa njerëzim. Dëshmia e këtij krimi mbi shqiptarët e nxori në pah shtetin serb si kriminel kundër njerëzimit. Dëshmia e krimit të 15 janarit 1999 ishte vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s.

“Katastrofa të tilla historike vënë në dyshim edhe mundësinë dhe forcën për t’i shprehur përmes gjuhës dhimbjen e momenteve të tilla. Fjala duket e pamundur të dalë pas mësymjes së këtij lloj përbindëshi. Masakra të tilla e bëjnë të domosdoshme luftën për çlirim. Këto ngjarje në historinë tonë na tregojnë se pavarësia e Kosovës dhe bashkimi kombëtar janë shenjat e një njerëzimi që mbijeton në dritën e drejtësisë dhe nën darën e historisë”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people standing, crowd and outdoorImage may contain: 3 people, outdoorImage may contain: 2 people, outdoorImage may contain: 8 people, people smiling, outdoorImage may contain: 4 people, sky and outdoorImage may contain: 3 people, people standing, sky and outdoorImage may contain: 5 people, people standingImage may contain: 7 people, people smilingImage may contain: 10 people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, bashkë me këshilltarin…