Drita e njoftoi Llapin me humbje në “Zahir Pajaziti”

25 shkurt 2018 | 15:08

Drita e Gjilanit ia ka shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Besianë, pasi sot e mposhti me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Xhevdet Shabani në fillim të pjesës së dytë, kurse Llapi kishte rastet e veta për shënim që nuk arriti t’i rikthehej në gol. Kjo është humbja e parë në këtë edicion për skuadrën e Tahir Batatinas si vendas.

Duhet cekur se në minutat shtesë sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku ka pësuar një lëndim të rendë për çka është dërguar me ambulancë në spital.

Në ndeshjen tjetër Gjilani e mposhti Lirinë me rezultat 1-0, kurse golin e vetëm e shënoi Armend Thaqi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë në vargun e ligjeve që është duke…