Drita fiton edhe miqësoren e tretë

03 shkurt 2023 | 16:40

Skuadra e Dritës ka fituar edhe miqësoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Të premten, Drita e mposhti ekipin nga Letonia, Liepajan me rezultatin 3:1. Ardit Tahiri (20’), Ilir Blakçori (48’) dhe Iran Junior (88’) shënuan golat për triumfin e skuadrës nga Gjilanit.

Para Liepajas, skuadra e Dritës në Antalia ka triumfuar edhe ndaj Tatranit të Sllovakisë (1:0) e Kryvbasit të Ukrainës (1:0).

Liepaja edicionin e fundit e kishte eliminuar Gjilanin nga Liga e Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në ora 10:00 në Han të Elezit policët e…