Drita mposhti Llapin, Feronikeli ndalet nga Flamurtari

23 nëntor 2019 | 16:27

Xhiroja e 16-të e IPKO Superligës së Kosovës i solli tri ndeshje interesante.

Drita e fitoi derbin ndaj Llapit me rezultat 2-0. Pjesën e parë e dominoi Llapi, ndërsa pjesën e dytë Drita, tentimet e vazhdueshme të së cilës u shpërblyen me dy gola. Fillimisht shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 75-të, pastaj Erjon Vucaj në minutën e 90+2-të.

Flamurtari e ndali në shtëpi me rezultat 2-1 kampionat në fuqi të Kosovës, Feronikelit, që tashmë mbetet 10 pikë larg liderit, Ballkanit. Feronikeli kishte kaluar në epërsi në këtë përballje qysh në minutën e pestë, përmes golit të Da Silvas, ndërsa rreth 25 minuta më vonë i ishte anuluar një gol tjetër për shkak të një pozite jashtë loje. Por, klubi kryeqytetas u kthye fuqishëm në pjesën e dytë, kur arriti ta përmbysë rezultatin falë dy golave të shënuara nga Shend Kelmendi i Flamurtarit. Krejt në fund të ndeshjes, rezultati u barazua dhe Feronikeli e nxori një pikë nga kjo përballje.

Fitore në shtëpi shënoi sot edhe Drenica, e cila mori tre pikët falë epërsisë minimale kundër Vushtrrisë, të cilën e siguroi përmes golit të Përparim Osmanit në minutën e 73-të të ndeshjes. Përderisa Drenicës i shtohen këto tre pikë për të mbetur jashtë zonës së rrezikut për të rënë nga Ipko Superliga, Vushtrria e gjen veten në vështirësi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe në…