Drita prezanton Cuculin

21 gusht 2019 | 12:23

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka prezantuar transferin e ri Ardian Cuculi.

Fotografia e Drita FC

Mbrojtësi Cuculi u largua nga skuadra e Kukësit dhe vendosi që karrierën ta vazhdoj në skuadrën nga Gjilani. 32-vjeçari ka bërë karrierë edhe në këto skuadra: Shkëndija, Partizani i Tiranës, Milano, Pobeda dhe Vëllazërimi  77.

Drita ndeshjen e parë në IPKO Superligë e humbi nga Ferizaj (0-1), kurse ndeshjen e radhës e zhvillon më 25 gusht ndaj Flamurtarit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka thënë se zgjedhjet…