Drita shkatërroi Dardaninë, kualifikohen Ballkani dhe Prishtina

06 dhjetor 2023 | 14:40

Fitoren më të thellë të mërkurën në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll e ka shënuar Drita. Klubi gjilanas e ka shkatërruar Dardaninë, pasi e ka mposhtur me rezultat 0-9. Blend Baftiu realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 33-të, ndërsa dy minuta më vonë i njëjti futbollist realizoi për 2-0. Drita realizoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë me anë të Vitijës dhe Tahirit.

Në pjesën e dytë Drita sërish ishte e fuqishme dhe realizoi edhe pesë gola të tjerë. Rilind Haziraj shënoi dy gola, kurse me nga një gol kontribuuan Maliqi, Isufi dhe Ovouka.

Është kualifikuar edhe fituesja e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, Prishtina. Në kuadër të rrethit të dytë, kryeqytetasit shënuan fitore në duel me Rahovecin (2-0). Të dy golat për bardhekaltrit i shënoi Jalen Blesa. Të parin e realizoi nga penalltia në minutën e 20, të dytin në minutën e 85-të. Tutje është kualifikuar edhe kampioni në fuqi, Ballkani, që e mposhti Drenicën me rezultat 0-2. Ndërkohë, Liria dhe Fushë-Kosova janë dy skuadrat elitare që janë eliminuar nga Kupa qysh në përballjet e para. Fushë-Kosova pësoi humbje në 1/16 e finales nga 2 Korriku, me rezultat 3-1, ndërsa Liria u mposht nga Rilindja 1974 pas penalltive, 4-5, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 2-2.

REZULTATET

Flamurtari – Dukagjini            0-3
Rahoveci – Prishtina                0-2
Vllaznia P – Trepça ‘89            2-4
Dardania – Drita                       0-9
Vëllaznimi – Ferizaj                 2-1
Drenica – Ballkani                    0-2
Feronikeli 74 – Istogu              2-0
Liria – Rilindja 1974                 2-2 pas penalltive 4-5
Ramiz Sadiku – Gjilani            1-3
Fushë Kosova – 2 Korriku       1-3
Llapi – Phoenix                          4-1
Malisheva – Kika                       3-2

Të enjten takohen:
Prishtine e Re – Behari
Suhareka 23 – Trepça
Ulpiana – Vjosa

Të premten takohen:
Dinamo – Vushtrria

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia politike “Srpska Demokratija” është regjistruar edhe zyrtarisht në Republikën…