Drita shkëlqen ndaj Flamurtarit

25 gusht 2019 | 18:51

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka harruar shpejtë humbjen nga Ferizaj dhe sot e mposhti Flamurtarin (3-0).

Në minutën e 4-të, Betim Haxhimusa shënoi për 1-0. Pjesa e parë u mbyll më këtë rezultat, kurse në pjesën e dytë skuadra nga Gjilani ishte edhe më e mirë dhe si rezultat i kësaj shënoi edhe dy gola të tjerë. Izair Emini (50’) dhe Fidan Gërbeshi (79’) nga penalltia ishin realizuar të golave.

Kuqezinjtë nga kryeqyteti pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Prishtinës, në këtë ndeshje nuk arritën t’i bëjnë ballë Dritës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Urata Tahiri nga Prizreni i është bashkuar të dielën Partisë…