Urata Tahiri i bashkohet PDK-së

25 gusht 2019 | 18:44

Urata Tahiri nga Prizreni i është bashkuar të dielën Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka thënë se Urata është model i grave të suksesshme.

“Familjes sonë politike iu bashkua Urata Tahiri, një dentiste dhe profesioniste e njohur nga Prizreni. Ajo është model i grave të suksesshme në karrierë, që kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë dhe ta japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë. Unë do ta mbështes Uratën dhe gjithë të rinjtë e të rejat, sepse jam i bindur se kjo është rruga përpara për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person dyshohet se është fundosur në liqenin e Batllavës…