Drita sonte udhëton drejtë Gjibraltarit

21 qershor 2018 | 13:58

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit ka udhëtuar të enjten drejtë Gjibraltarit për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Drita më 26 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet, Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00 ku skuadra jonë përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njëherit është kampione e Andorrës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se…