Drita triumfon ndaj Drenicës

28 shkurt 2020 | 15:00

Drita e ka fituar përballjen me Drenicën (4-1), e cila u zhvillua sot në Gjilan.

Vendasit nga fillimi e deri në fund e patën kontrollin e lojës dhe më mërit morën tri pikë. Kastriot Rexha ishte në formë të lartë në ketë ndeshje dhe realizoi dy gola në pjesën e parë, kurse një tjetër e shtoi Betim Haxhimusa, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj shënuan golin e vetëm në pjesën e dytë nëpërmjet Alban Shillovës për rezultatin 3-1, kurse rezultatin final (4-1) e vulosi Emini në fund të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Drita barazohet me pikë me Ballkanin që është në vend të parë, kurse Drenica mbetët në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në pozitën e tetë.

Përshkak të reshjeve të borës dhe erërave të forta është shtyrë për të shtunën ndeshja në mes Ferizajt dhe Llapit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotot e identifikimit në polici të kundravajtësve tërheqëse femra kanë…