Dritës nuk i mjaftojnë 100 minuta lojë për ta mposhtur Fushë Kosovën

16 shtator 2023 | 19:18

Fushë Kosova e ka ndalur Dritën në barazim 1:1, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, për shkak të telasheve që ka Fushë Kosova me infrastrukturë.

Drita shënoi gol e para nëpërmjet Blend Baftiut në minutën e 32-të. Baftiu shënoi pas topit të kthyer nga transversalja e qëlluar nga Besnik Krasniqi, nga gjuajtja e lirë. Fushë Kosova nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në pjesën e dytë, në minutën e 59-të. Shënoi mbrojtësi Dominik Ivkiq me kokë. Goli u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.

Drita tani ka gjashtë pikë në katër ndeshje të luajtura. Për Fushë Kosovën ishte pika e parë e fituar në këtë edicion.

Fushë Kosova në xhiron e ardhshme i shkon Dukagjinit në Klinë, teksa Drita e zhvillon derbin me Prishtinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh…