Driton Lajçi: S’ka rrezik që Serbia mund ta sulmojë Kosovën

16 janar 2024 | 22:43

Komentatori politik Driton Lajçi ka thënë se nuk rrezik që Serbia mund ta sulmojë Kosovën.

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, Lajçi ka thënë se luftë frontale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë.

“Luftë frontale, me marr vendim Ministri i Mbrjotjës së Serbisë për me sulmuar Kosovën duhet me pas kauz”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia mund të bëjë incidente të izoluar brenda Kosovës.

“Mund të ketë incidente, incidentet mundet me i motivuar Serbia për arsye të ndryshme, që do të thotëh me krijuar njëfarë shkaku, njëfarë kauze të vetën e bëjnë edhe për zgjedhje të veta aty në Serbi..”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar se ka folur…