Dua Lipa e lumtur: Jam krenare që “Sunny Hill” do të vazhdojë në shtëpinë e tij, në Prishtinë!

20 qershor 2022 | 14:00

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, i është gëzuar lajmit se “Sunny Hill” do të mbahet edhe në Prishtinë.

Këtë lumturi e ka shprehur edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo u shpreh se është krenare që festivali do të vazhdojë në shtëpinë e tij në Prishtinë në datat 4,5,6 dhe 7 gusht si dhe do të vazhdojë me 26,27 dhe 28 gusht në Tiranë në Shqipëri.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Me një zemër plotë dhe e lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të bëjmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Antonio Rudiger është prezantuar sot te Real Madridi. Mbrojtësi…