Rudigeri prezantohet te Reali

20 qershor 2022 | 13:56

Mbrojtësi Antonio Rudiger është prezantuar sot te Real Madridi. Mbrojtësi gjerman kaloi testet mjekësore këtë të hënë dhe më pas ka nënshkruar zyrtarisht me “Los Blancos”.

Rudiger ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare në praninë e presidentit, Florentino Perez. 29-vjeçari te Real Madridi do të mbajë numrin 22 në fanellë. Ish-mbrojtësi i Chelseat në “Santiago Bernabeu” ka kaluar si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me “Blutë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Goetze ka zgjedhur klubin e radhës në karrierë. Fantazisti…