Dua Lipa komenton akuzat e sekretares britanike ndaj shqiptarëve: Duhet ta ndryshojmë këtë stigmë!

28 nëntor 2022 | 19:43

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar deklaratat e bëra nga ministrja e Brendshme Britanike, Suella Braverman, që i quajti shqiptarët “pushtues” dhe pjesëmarrës në aktivitete kriminale.

Në një konferencë për mediat në Tiranë Dua tha: Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka njoftuar se festën e…