Duele interesante në Ligën Unike

19 mars 2024 | 11:22

Sot (e martë) zhvillohet xhiroja e nëntë në Liga Unike Femrat, apo e parafundit për garat e rregullta. Bashkimi, që ka tetë fitore në tetë ndeshje, do të përballet me Tiranën që ka katër fitore dhe katër humbje, duke u renditur në vendin e tretë dhe do të jetë një sfidë interesante para “play-off”-it.

Prishtina, që renditet e dyta, do të ndeshet me Flamurtarin e Vlorës, ku skuadra vlonjate ka grumbulluar dy fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e pestë. Sfidë interesante zhvillohet në Pejë, mes Penzës dhe Partizanit.

Skuadra pejane është në vendin e katërt me tri fitore dhe pesë humbje, ndërsa ajo tiranase në vendin e fundit me një fitore dhe shtatë humbje dhe do ta ketë të vështirë ta mbrojë titullin e kampionit.

Liga Unike Femrat – Java 9

Të martën takohen:
17:00 Flamurtari-Prishtina
17:00 Penza-Partizani
17:00 Tirana-Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së…