Dugolli të hënën përuron librin me kujtime nga burgjet

16 maj 2019 | 18:37

Në vigjilje të përkujtimit të 20-vjetorit të masakrës së Dubravës, ish i burgosuri dhe i mbijetuari i kësaj ngjarje makabre, Enver Dugolli, do ta promovojë librin me kujtime dhe me dëshmi autentike, me titull “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”.

Ky libër ringjall kujtesën e atyre viteve të rënda jo vetëm në burgun e Dubravës, por edhe të burgjeve të tjera serbe, vrasjet dhe torturat më çnjerëzore të fundshekullit XX, që mbajnë emrin dhe vulën e krimeve serbe.

Promovimi i librit do të bëhet më datë 20 maj (e hënë), në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje-Ferizaj

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar…