Duka: Ja pse nuk e shkarkova Panuccin

21 nëntor 23:02

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, një ditë pas fitores me Uellsin në miqësore, flet sërish për të ardhmen e trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi. Në një prononcim për TV Klan, Duka thotë se nuk është koha për të marrë vendime të nxituara.

“S’është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. S’kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare. Ne mbetemi një skuadër modeste, dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset e Europianit” – u shpreh fillimisht Duka.

Nëse zakonisht për rezultatet e munguara faturën e paguan trajneri, kësaj here është presidenti që ka marrë përsipër gjithçka. “Stafi ka pasur kohën e mjaftueshme për të bërë eksperimente le të themi. Kemi fituar lojtarë si Ismajli apo Uzuni. Besoj se skuadra është konsoliduar dhe në mendjen e stafit se çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë. Diskutimi me trajnerin sot pas ndeshjeve zyrtare dhe miqësore për ato gjëra që mund të mos jenë bërë mirë dhe që mund t’i korrigjojmë për të ardhmen. Flas në pikëpamjen organizative, pasi nga pikëpamja teknike nuk është se unë mund ta ndihmoj atë”, përfundoi Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka…