Dumoshi, Ahmetit: Dekoroje kryeqytetin para festës së 28 Nëntorit

25 nëntor 2019 | 23:17

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vlora Dumoshi ka kërkuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të bëjë dekorimin e qytetit para festës së 28 Nëntorit.

“I nderuari, Kryetar Shpend Ahmeti. Udhëzues i drejtë kishte me qenë, që kryeqyteti të marrë pamje të mahnitshme me dritat shumëngjyrëshe, nga festa e 28 Nëntorit e deri tek mbarimi i festave të fundvitit”, ka shkruar Dumoshi në profilin e saj në “Facebook”.

Ish-drejtoresha e Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se “Prishtina është e bukur në çdo formë, por, në kompetencat e asnjë kryetari, nuk është alternativë që të bëhet qytet i errët dhe i zymtë por vend që ndërron pamje përrallore nga ndërtimi dhe bukuria e saj”.

“Qytetarët festojnë me dashuri, prandaj tregohu një ngjyrë kuq dhe zi sepse Prishtinës i duhet për ta festuar festën e Nëntorit të saj”, ka thënë ajo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në…