Dumoshi pret në takim përfaqësuesit e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës

13 tetor 2020 | 13:07

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës në krye me kryetarin Arben Lila, me ç’rast ka pranuar edhe librin “Aftësitë Bjeshkatare – Shkolla Verore” shqipëruar nga prof. Teuta Bicaj dhe Abdurahim Abdushi.

Dumoshi gjatë këtij takimi ka theksuar se periudha e pandemisë na ka bërë që edhe më shumë ta dimë vlerën e natyrës, ambienteve të jashtme dhe bjeshkëve tona.

“Libri në fjalë është vepër e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit (UIAA) në bashkëpunim me Fondacionin Petzl. Libri është mbështetur financiarisht nga MKRS-ja dhe është i një rëndësie të madhe për komunitetin bjeshkatar dhe për edukimin në këtë sport në përgjithësi. U informova nga afër me përpjekjet e federatës për masivizimin e këtij sporti në Kosovë dhe me sfidat që përballet. Vlerat e trashëgimisë natyrore janë thesar i një vendi, ndërsa përkujdesja ndaj tyre e tregon në përgjithësi nivelin kulturor dhe shoqëror të atij populli”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Ajo ka thënë se si MKRS, brenda kapaciteteve që kanë do të ofrojnë të gjithë ndihmën institucionale për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent…