Duro, Dritës: Duhet të fitoni më djersë

24 nëntor 2020 | 17:40

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro e ka “thumbuar” Dritën pas ndeshjes të zhvilluar në Gjilan.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje mjaftë të mirë, ndërsa në fund arkëtuan nga një pikë, meqenëse loja përfundoi me rezultat të barabartë (1-1). Pas ndeshjes, Duro ‘thumboi’ Dritën duke thënë se duhet të fitojnë më djersë, kurse mendon se skuadra nga Drenasi e meritoi fitoren.

“I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush”, ka thënë Duro.

“Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashtë lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, ka shtuar Duro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme e Kosovës më seli në Hagë, refuzoi…