Dy derbi në Media Ligë, “Epoka e re” synon t’u rikthehet fitoreve

14 dhjetor 2018 | 08:28

Java e 14-t në Media Ligë sjell dy derbi, por edhe ndeshje të tjera të forta.

Ekipi lider, “Epoka e re”, pas humbjes nga “Gazata Metro”, pritet t’i rikthehet fitores në ndeshjen ndaj “D+”, kurse derbi i parë do të zhvillohet në mes të “Media Works”-it dhe “Gazetës Metro”.

Derbi tjetër zhvillohet në mes të ekipit të “Gazetës Zëri” dhe “Klan Kosovës”. “Zëri” është në formë shumë të mirë, pasi ka regjistruar tetë fitore radhazi, kurse “Klani” ishte ndër ekipet më të mirë, por me dy humbje radhazi i ka zbehur gjasat për pozitën e parë. Përballje të forta priten edhe në mes të “Infokusi”-it dhe “KosovaPress”-it si dhe në mes të “RTV Dukagjini” dhe “Lajmi.net”.

Në përballjet e tjera takohen:  “Ora Info”-“Kallxo.com”, “InfoKosova & PrishtinaPost”-“Telegrafi”, “RTV Dukagjini”-“Lajmi.net” dhe “Gazeta Blic”-“RTK”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 20 vjet nga rënia heroike e komandantit të…