Dy derbi të hendbollistëve luhen të shtunën

30 shtator 2022 | 14:07

Edhe xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) vjen me ndeshje interesante. Janë dy ndeshje që pritet të ofrojnë hendboll të mirë dhe lojë interesante. Të shtunën nga ora 19:00 në kryeqytet takohen Prishtina e Vushtrria.

Prishtina ka synime për të fituar dy pikë të reja, por Vushtrria vjen me pretendime të tjera. Pas ndeshjeve të forta me Kastriotin e Rahovecin, në të cilat mbeti duarthatë, Vushtrria synon pikë në Prishtinë.

Drejtimin e Vushtrrisë e mori Arben Muqolli dhe kjo skuadër pritet t’i rezistojë Prishtinës deri në fund. Ndërkohë Rahoveci do të testojë forcën e kampiones, Besa Famgas, në ndeshjen tjetër që luhet të shtunën nga ora 19:00. Rahoveci ka dy fitore deri më tani, njëjtë si Besa.

“Vreshtarët” presin përkrahje nga shikuesit në sfidën e vështirë ndaj ekipit pejan. Të shtunën prej orës 19:00 është edhe takimi Kastrioti – Deçani. Skuadra ferizajase është favorite. Xhiroja e tretë mbyllet të dielën me ndeshjen Trepça – Vëllaznimi. Skuadra mitrovicase është favorite në takimin që fillon në ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhemajl Avdyli, me nr. Personal:1012966489, shpall të pavlefshme Diplomën Master,…