Dy familje në Skenderaj bëhen me shtëpi falë humanitetit

23 maj 2020 | 17:36

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se në prag të festës së Fitër bajramit, bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati , dy familje të Skenderajt, duke iu kthyer shpresat e humbura për të pasur kulm mbi kokë. “Bashkë me hoxhën, Halil Kastrati, Gjeneralin e FSK-së, Xhevahir Geci dhe bashkëpunëtorë vizituam familjen e Abit Asllani nga Obria e Ulët, me 6 anëtarë të cilës ia dhuruam çelësat e banesës në Skenderaj. Po ashtu vizituam edhe familjen 7 anëtarëshe të Bekir Babaj nga Llausha të cilës iu ishte djegur shtëpia dhe tani falë donatorit humanist ia kumtuam lajmin për rregullimin e shtëpisë së kësaj familje të cilën ne si komunë e kemi përkrahur në vazhdimësi. Familja e nderuar e Ismajl dhe Abide Mehmeti nga fshati Krasmirovc janë donatorët të cilët do të rregullojnë shtëpinë deri në çelësa. Në emrin tim, të Komunës dhe qytetarëve të Skenderajt, falënderoi donatorët, familjen Mehmeti dhe hoxhën e nderuar për punën dhe veprat e tij humane që po bënë në vazhdimësi”, ka shkruar Jashari në profiling e vet ne “Facebook”.  (A. M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komogllava, fshati ndër më të mëdhenjtë në Komunën e Ferizajt,…