Dy gjilanasve iu merret patentë shoferi dhe dënohen me nga 300 euro

06 shkurt 2024 | 08:40

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë kontrolleve në trafik ka hasur në dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, duke vozitur 127 km/h, tjetri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, duke vozitur 133 km/h.

Sipas një njoftimi për medie, të dy kundërvajtësve veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurosh, tri pikë negative dhe masë e përkohshme e ndalim-vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikki Haley, sfiduesja e fundit serioze e mbetur e Donald…