Dy gjykata, në kohë të ndryshme, i dënojnë ushtarët e UÇK-së në emër të popullit të Kosovës

19 dhjetor 2022 | 14:57

Pas dënimit të Sali Mustafës “Calit” me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës, ka reaguar ish pjesëtari i UÇK-së, e i burgosuri e përjetuesi i masakrës së Dubravës, Besnik Ismajli-Klaiqi. Klaiqi përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar së dy gjykata që gjuhën e flasin ndryshe dhe në kohë të ndryshme kanë marrë vendime të njëjta duke dënuar pjesëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dënime drakonike.

E para ishte gjykata e Prishtinës e cila në vitin 1997, kishte dënuar në emër të popullit të Kosovës, Nait Hasanin me 40 vjet burg, ndërsa Gjykata e Hagës, këto ditë dënoi, komandant “Calin” me 26 vjet burg po ashtu në emër të popullit të Kosovës.

Të njëjtat gjykata por në vend dhe kohë të ndryshme që të dyta me akuzë të njëjtë për pjesëmarrje në UÇK.

Reagimi i plotë i ush të burgosurit, Besnik Ismajli-Klaiqi:

Dy gjykata në emër të popullit të Kosovës, kundër UÇK-së, që vetëm gjuhën e flasin ndryshe por me vendime të njëjta, në vitin 97-të GJYKATA YU-SERBIA  e dënon  Nait Hasanin me 40 vjet burg në emër të popullit të Ks -Yu-Serbisë  si pjesëtar të UÇK, kurse në ketë vit 2022, gjykata speciale e dënon me 26 vjet burg “CALIN” si pjesëtar të UÇK-së. Të dytë me aktakuza të njëjta  si pjesëtar  të UÇK-së.

Këto gjykata dhe prokurorët janë përkrahur nga vetë shqiptaret për të dëshmuar kundër UÇK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë…