Dy ndeshje shkojnë në vazhdime

17 nëntor 2022 | 14:09

Kanë përfunduar 13 ndeshjet e sotme të vlefshme për 1/16 e finales së Kosovës.

Skuadrat e Superligës, Gjilani, Llapi, Malisheva, Ferizaj, Dukagjini dhe Trepça ’89 kanë kaluar në 1/8 e finales.

Në anën tjetër, Drenica barazoi 2-2 ndaj Flamurtarit dhe fituesi do të vendoset pas vazhdimeve. Kujtojmë se Prishtina ka kaluar direkt në fazën tjetër pasi Vëllaznimi u tërhoq nga gara, ndërsa javën e ardhshme zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani.

Rezultatet e plota të 1/16 së Kupës së Kosovës:

Llapi 6-2 Vllaznia Pozheran
Dukagjini 2-0 Rilindja 1974
Prizreni 0-0 Istogu (ndeshja shkon në vazhdime)
Feronikeli ’74 4-1 2 Korriku
Vushtrria 1-0 Drenasi
Vjosa 1-0 Ulpiana
Drenica 2-2 Flamurtari (ndeshja shkon në vazhdime)
Behari 2-3 Ferizaj
A&N 2-1 Rahoveci
Fushë Kosova 4-1 Arbëria
Ramiz Sadiku 0-4 Malisheva
Trepça ‘89 3-0 Kika
Trepça 0-5 Gjilani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të garantuar sigurinë e vizitorëve dhe të rreth 1,2…