Dy persona arrestohen për vjedhje në xhaminë e fshatit Gjinoc

19 dhjetor 2023 | 11:37

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen në xhaminë e fshatit Gjinoc të Suharekës.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës më 18 dhjetor përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit M.A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L.SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhë në xhaminë e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku në këtë rast të dyshuarit kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtoreve të Q.P.S-ë dhe pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdesur për krime të rënda janë liruar. Rasti nën hetime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…