Dy raste të dhunës ndaj grave në Prishtinë

04 dhjetor 2023 | 14:26

Të dielën në Prishtinë kanë ngjarë dy raste të dhunës ndaj grave ku dy të dyshuarit kanë qenë burra.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, edhe i dyshuari tjetër në Prishtinë është arrestuar.

“Me 03.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se kishte pasur sulm fizik nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alo-ja Jeta Zeka pati paraqitje të shkëlqyer për tu shpallur…