Dy të vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Leposaviq, një tjetër në gjendje të rëndë

10 prill 2024 | 12:42

Dy njëzet e pesë vjeçarë kanë humbur jetën në një përplasje veturash që thuhet të ketë ndodhur ‘kokë më kokë’ mbrëmë në Leposaviq.

Të dy drejtonin automjetet që u përplasën dhe në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person tjetër, përcjell klankosova.tv.

Pesë minuta pas mesnate, ky aksident ka ndodhur, siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, kur një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij, ka thënë për KoSSev, Munish Avdija, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e Policisë së Kosovës në veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Bëhet fjalë për personat me iniciale M.B. (1999) dhe Gj.M. (1999), kurse trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe një burrë tjetër, i cili ndodhej në ulësen e pasagjerit të njërës prej makinave.

Bëhet fjalë për M.L. edhe ai mbrëmë është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia, ndodhej në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmruar Kinën se do të mbajë…