Dybala pasi shënoi tre gola ndaj Torinos: Dua të fitoj trofe

27 shkurt 2024 | 11:20

Paulo Dybala ishte heroi i Romës, në suksesin 3-2 ndaj Torinos. Sulmuesi argjentinas realizoi tre gola, duke udhëhequr ekipin drejt tri pikëve. Ai ka thënë se synon që të fitojë trofe me skuadrën e Romës.

“Unë gjithmonë dua të fitoj trofe. Është e qartë se rrugëtimi në Ligën e Evropës është ende i gjatë, por ne e dimë se cilat janë objektivat tona dhe punojmë çdo ditë për t’i arritur ato. Kur arrita këtu thashë se më dukej sikur kisha një jetë që isha  këtu. Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por sigurisht që po e shijoj të tashmen”, ka thënë Dybala, i cili po luan sezonin e dytë te Roma. Në këtë edicion, ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 6 herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka komentuar intervistën e…