Dybala pëson tërheqje muskulore, në rrezik ndeshja ndaj Chelseat

26 shtator 2021 | 16:00

Ankth në shtëpinë e Juventusit për yllin e skuadrës, Paulo Dybalën. Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen ndaj Sampdorias pësoi një lëndim.

Sipas mediave italiane, 27-vjeçari argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore në pjesën e poshtme të kofshës së majtë, këto ishin ekzaminimet e para që iu kryen yllit të bardhezinjve. Argjentinasi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të vlerësuar shkallën e këtij dëmtimi që në pamje të parë nuk duket se është i lehtë, dhe gjithashtu ndeshja ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve është në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar plotë një milion…