Shqipëri: 1.7 milion qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

26 shtator 2021 | 15:44

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar plotë një milion e 700 mijë qytetarë kundër Covid-19. Këtë e ka njoftuar kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në  “Facebook”.

“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë.” ka shkruar Rama.

Derisa në Shqipëri prej datës 1 shtator filloi vaksinimi i hapur për qytetarët e moshave mbi 18-vjeç. Në anën tjetër autoritetet e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për ekipet mjekësore, stafin e arsimtarëve dhe studentët, masë kjo që pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije…