Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

26 shtator 2021 | 15:37

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se ka diskutuar sot me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Në llogarinë  e tij në  “Twitter”, ai ka shkruar se është qenësore që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen në dialog.

“Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është qenësore për të dyja Beogradin dhe Prishtinën të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin…