Dybala pritet të jetë zëvendësues i Ronaldos në United  

06 korrik 2022 | 12:04

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United pasi portugezi dëshiron të luajë në një ekip i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve. “Djajtë e Kuq” menjëherë kanë nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të yllit portugez.

Sipas gazetarit sportiv italian Gianluca Di Marzio, United ia ka vënë syrin Paulo Dybalas. Madje, sipas tij, gjiganti britanik i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas, të cilin e sheh si pasardhës ideal të “CR7” në largim.

Përfaqësuesit argjentinas i ka skaduar kontrata me Juventusin dhe është i lirë ta zgjedh vetë klubin e ri. Atë e duan edhe klubet italiane, Milani dhe Interi, por edhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja do t’i hedhë rreth 13.6 milionë doza të vaksinës…